26 Dhjetor 2024

Kusari-Lila për krijimin e një tregu rajonal me prodhime shqiptare

Prishtinë, 21 prill - Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari- Lila mori pjesë në forumin ekonomik: “100 vjet në frymën e bashkëpunimit ekonomik Kombëtar” të organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit në bashkëpunim me Odën Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Ministrinë e Ekonomisë dhe Komunën e Çairit.

Në një panel të përberë nga Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Kryetari i Komunës së Çairit, Kryetari i Aleancës se Bizneseve të Kosovës dhe Kryetari i Odes Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore  dhe përpara bizneseve nga trojet mbarëshqiptare,  Zv. Kryeministrja Kusari – Lila tha:

“Bashkëpunimi institucional Kosovë-Shqipëri-Maqedoni duhet të intensifikohet duke pasur për qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik të shqiptarëve. Është hera e parë që shqiptarët mund të kenë bashkëpunim ekonomik, pa luftë, pa kosto ekonomike dhe pa cenim të lirisë së qytetarëve të të tri vendeve” .

Ministrja Kusari – Lila foli edhe për marrëveshjen për Tregti të lirë të Evropës Juglindore (CEFTA), e cila nuk është respektuar nga të gjitha shtetet anëtare.

“Thellimi i bashkëpunimit ekonomik kombëtar ka motor të përbashkët integrimin evropian. Edhe pse vendet tona janë në faza të ndryshme të integrimit, ne do të kalojmë të njëjtën rrugë që është tregu i përbashkët. Duke u harmonizuar me ligjet e BE-së, ligjet tona të cilat rregullojnë fushën ekonomike, të tregtisë dhe politike, janë çdo ditë e me të përafërta -theksoi ajo.

Në fund, ministrja Kusari-Lila uroj që 110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, 10 vjet nga tani,  do i gjej shqiptarët në një hapësirë të përbashkët me shkëmbime ekonomike më të mëdha se sa sot dhe me një bashkëpunim më të thellë ekonomik.

Afaristët dhe ekspertët ekonomik nga të gjitha trojet shqiptare shfrytëzuan forumin për shkëmbyer përvojat, këndvështrimet e tyre si dhe të diskutojnë për sfidat e bashkëpunimit në të ardhmen.

Ky forum u organizua në bashkëpunim me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar, Komunën e Preshevës dhe Komunën e Ulqinit. Në fund të manifestimit u ndanë edhe çmimet: biznes-plani me i mire ne nivel te shkollave te mesme, Biznes-planet më te mire ne industri: më i miri në hoteleri, sipërmarrësi dhe zejtari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)