Kusari Lila në seminarin "Mundësitë e investimit dhe eksporteve në Kosovë"
Pragë, 3 nëntor - Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të jashtme të Republikës së Çekisë në bashkëpunim me Ambasadat e vendeve reciproke në Prishtinë dhe Pragë dhe Konfederatën e industrive të Çekisë, në Pragë po mbahet seminari \"Mundësitë e investimit dhe eksporteve në Kosovë\".
Në panelin prezantues krahas zv/Ministrit të Punëve të jashtme, z. Ivan Jančarek, gjendet edhe kryetarja e Komunës Mimoza Kusari Lila e cila po prezanton mundësitë e investimit në Komunën e Gjakovës në kuadër të cilave janë projektet madhore kapitale: Ngrohtorja e re e qytetit, Impianti i Ujërave të zeza, Eco-Zona (zona ndër-kufitare Kosovë - Shqipëri), Unaza rrugore dhe mundësitë e zhvillimit të Bujqësisë.
Në panel gjithashtu kanë prezantuar edhe përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Libor Chlad, përfaqësuesi i Institutit Riinvest Alban Hashani si dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Pragë, znj. Ariana Zherka Hoxha dhe Ambasadori i Republikës së Çekisë në Prishtinë, z. Ivo ilhavy.
Në këtë forum po marrin pjesë rreth 30 përfaqësues të bizneseve çeke dhe disa përfaqësues të bizneseve Kosovare.