Kusari-Lila, në interpelancë lidhur me masat e reciprocitetit
Prishtinë, 7 dhjetor - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka vendosur si pikë kryesore e rendit të ditës në seancën sotme do të jetë interpelanca e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, znj. Mimoza Kusari-Lila, lidhur me masat e reciprocitetit me Serbinë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pikë kryesore e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë interpelanca e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, znj. Mimoza Kusari-Lila, lidhur me masat e reciprocitetit me Serbinë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në të njëjtën seancë do të shqyrtohen për herë të parë: Projektligji për marrëdhëniet e detyrimeve, Projektligji për lojërat e fatit, Projektligji për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Projektligji për regjistrimin dhe evidencën e ta papunësuarve dhe punëkërkuesve, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare.
Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohen: Projektligji për sistemin e adresave dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.
Në vazhdim të seancës deputetët do të merren me Rekomandimin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Auditimin e pasqyrave financiare të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, për vitin 2010, me Raportin e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ripranim, si dhe me Raportin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me performancën e ndërmarrjeve publike, për vitin 2010.
Si rëndom, fillimi i seancës është rezervuar për deklarime jashtë rendit të ditës dhe për pyetjet parlamentare për Qeverinë e Kosovës.
Kryesia, ndërkaq, ka vendosur që seancës tia paraqesë dy projektligje të nxjerra më herët nga rendi i ditës së seancave: Shqyrtimin e parë të Projektligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Propozim-Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve në Bordin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Propozimin e Komisionit Ad-Hoc parlamentar për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media, Kryesia ka vendosur tia kthejë të njëjtit komision për ti propozuar katër kandidatë për këtë këshill.
Ndryshe, është thënë në mbledhjen e sotme, Kryesisë e Kuvendit i mbetet tia propozojë seancës tetë kandidatë, për ti zgjedhur gjysmën e tyre.