26 Dhjetor 2024

Kusari- Lila në Bruksel për raportet tregtare Kosovë-BE

Bruksel, 25 prill - Raportet tregtare Kosovë - BE, misioni i vlerësimit të Komisionit Evropian në Kosovë, reformat strukturore dhe administrative në MTI, çështja e veriut të Mitrovicës dhe raportet e Kosovës me Parlamentin Evropian ishin temat e diskutuara të ministres Mimoza Kusari – Lila dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian në Bruksel.

Fillimisht, ministrja takoi Stefano Sannino, Drejtor i Pёrgjithshёm i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, me të cilin bisedoi për përgatitjet e misionit për studimin e fizibilitetit dhe e informoj për përgatitjet e bëra për fillimin e negociatave për tregti të lirë.

“Është formuar grupi punues ndër-qeveritar dhe jemi duke analizuar ndikimin e tregtisë së lirë në ekonominë tonë. Ne i mirëpresim rekomandimet e misionit për vlerësim dhe shpresojmë që ato të jenë të gatshme sa më parë, në mënyrë që ne të veprojmë në bazë të rekomandimeve. Fillimi i negociatave për marrëveshjes e tregtisë së lirë përveç ndikimit ekonomik dhe forcimit të kapaciteteve administrative, do të ketë edhe ndikim të rëndësishëm politik për shkak të marrëveshjes kontraktuale, ”, tha ministrja Kusari-Lila.

Marrëveshja e tregtisë së lirë  mbeti temë e diskutimit me Marc Vanheukelen, Shef i Kabinetit tё Komisionerit pёr Tregёti Karel De Gucht. Znj. Kusari-Lila i tha Vanheukelen: “Jemi duke forcuar politikë-bërjen dhe kapacitetet administrative, e cila u konsideruar si sfidë në Raportit të Progresit për Tregtinë e Lirë. Kemi filluar ristrukturimit të Departamentit të Tregtisë dhe presim mbështetje të BE-së”. Në këtë takim u diskutua edhe për protokollin shtesë për verëra.

Sipas rregullave të BE-së, protokolli për verëra është pjesë e marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, sidoqoftë, pasi që jemi pjesë e kuotës globale të verës, e cila është pjesë e përbashkët për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ministrja Kusari - Lila kërkoj nga ZVanheukelen shqyrtimin e mundësisë për vendosjen e kuotës individuale për verëra, e cila i takon çdo shteti të Ballkanit Perëndimor përveç Kosovës.

“Vera është tejet e rëndësishme për ekonominë e vendit tonë sidomos për eksporte. Ne do të dëshironim të shohim se si janë mundësitë për të nënshkruar një protokoll të veçantë për verërat me BE-në-përfundoi ajo”.

Më pas, Zv.Kryeministrja Kusari – Lila takoi grupin e përfaqësuesve të misioneve në BE(COWEB) me të cilët diskutoi për zhvillimet ekonomike dhe politike në Kosovë si dhe zgjedhjet në Serbi. Duke e konsideruar si tejet të rëndësishme procesin e integrimit të Kosovës në BE, ajo kërkoj mbështetjen e 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, në mënyrë që ti ndihmoj në procesin drejt integrimit Evropian. Ajo kërkoj një bashkëpunim më të fortë me Parlamentin Evropian për perspektivën e Kosovës në Union Evropian.

Në fund, Zv. Kryeministrja Kusari – Lila takoi zEduard Kukan, Kryesues i Delegacionit pёr marrёdhёniet me Shqipёrinë, Bosnjё dhe Hercegovinёn, Malin e Zi, Serbinё dhe Kosovёn me të cilin diskutoi për çështjen e veriut të Mitrovicës dhe raportet e Kosovës me Parlamentin Evropian.

Zv. Kryeministrja kërkoj mbështetje në proceset e integrimit Evropian me theks të veçantë fillimin e negociatave për tregtinë e lire, studimin e fizibilitetit si dhe liberalizimin e vizave. Znj. Kusari - Lila tha se jemi duke punuar vazhdimisht në përmbushjen e kritereve për fillimin e negociatave për tregti të lirë dhe shpresojmë që këtë vit do të marrim dritën e gjelbër për të filluar.

Lidhur me çështjet politike të veriut të Mitrovicës ajo tha se asnjë status special për veriun nuk është i pranueshëm për qeverinë dhe qytetarët e Kosovës.

“Arrestimet e fundit të policëve Kosovar dhe qytetarëve janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë raporteve të fqinjësisë së mirë të të dy vendeve”- shtoi Znj. Kusari - Lila.

Nesër, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila gjatë qëndrimit të saj në Bruksel do të merr pjesë në Samitin e Biznesit Evropian, ku do të marrin pjesë mijëra vendim-marrës nga mbarë bota.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)