25 Dhjetor 2024

Kusari-Lila: Ky s`është reciprocitet, është bllokadë

Prishtinë, 22 janar - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë të bëjnë fare me vendosje të reciprocitetit me Serbinë.

“Ajo çfarë po ndodhë s`ka lidhje me reciprocitet. Kjo është bllokadë. Dua të them se kjo formë nuk është e duhura dhe nuk do ta ketë efektin të cilin synohet të arrihet”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka zhvlerësuar tërësisht protestën e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas saj, mallrat serbe nuk bllokohen nëse bllokohen dy pikëkalimet kufitare, ajo e Merdares dhe Dheut të Bardhë.

“Çdo firmë që importon mallra nga Serbia mund ta bëjë këtë përmes pikave tjera kufitare, siç janë pikat me Maqedoninë apo me Malin e Zi”, ka thënë ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)