28 Dhjetor 2024

Kusari-Lila: Kosova e para në rajon pë investime të jashtme

Lozanë, Zvicër, 28 tetor - Zëvendsëskryeministrja dhe ministrja për tregti dhe industri në Qeverinë e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se Kosova në krahasim me vendet tjera në rajon, ka pasur një rritje të konsiderueshme investimeve të jashtme të drejtpërdrejta.

Kusari-Lila në një intervistë të saj dhënë për albinfo.ch ka folur për imazhin e Kosovës, për "lajmet e mira" dhe të këqija që vinë nga atje, për shtimin e investimeve të huaja, për lehtësimet që, sipas saj, u janë bërë investitorëve potencialë etj.

Ajo pranon se ka korrupsion në institucionet e Kosovës, por thotë se "përderisa e pranojmë ekzistimin e atyre problemeve dhe marrim masa që t`i luftojmë, siç po bëjmë, atëherë ka shpresa për tejkalim të tyre".

Kusari-Lila, kritikëve dhe pretenduesve për të qeverisur ua drejton këtë porosi: "secili që do të marrë përgjegjësi në ekzekutivin e Kosovës duhet ta dijë paraprakisht se vlerësimet pozitive për të do të jenë shumë më të pakëta se sa ato negative".

Kusari-Lila, ka pohuar se rritja e madhe e investimeve të huaja ka qenë në vitin 2007, ndërsa pas shpërthimit të krizës financiare dhe ekonomike globale të vitit 2008, ka pasur një rënie të investimeve kudo, edhe në Kosovë.

"Por nga viti 2010-2011 unë do të kisha thënë se Kosova në krahasim me vendet tjera në rajon, ka pasur një rritje të konsiderueshme investimeve të jashtme të drejtpërdrejta. Ky trend po vazhdon edhe gjatë vitit 2012, po flasim me shifra të Bankës Qendrore të Kosovës", ka theksaur ajo.

Sipas saj natyrisht, nuk mund të jenë të kënaqur me këtë shkallë të investimeve nëse dëshirojmë ta tejkalojmë varfërinë dhe papunësinë që mbretëron në Kosovë.

"Për këtë arsye ne jemi duke i promovuar në mënyrë intensive projektet për investime ndërsa prej vitit të ardhshëm do të fillojmë edhe promovime për fusha specifke të ekonomisë, veç e veç. Në fund të këtij viti do të kemi përmbyllje të kontratave me disa kompani të huaja që investojnë në Kosovë dhe përvojat që do të kemi me to, do të na ndihmojnë në projektet e ardhshme". ka pohuar ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)