23 Dhjetor 2024

Kusari - Lila: KFOR u ngut

Prishtinë, 5 gusht - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se KFOR-i ka lëshuar draftmarrëveshje për veriun pa u konsultuar me institucionet e Republikës së Kosovës.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Kusari-Lila ka deklaruar se për marrëveshjen e arritur ndërmjet KFOR-it dhe përfaqësuesve serbë në veri, institucionet e Kosovës kanë marrë vesh vetëm pasi KFOR-i e ka publikuar atë.

“Jemi informuar pasi kjo draftmarrëveshje është publikuar nga KFOR-i. Ka qenë një nguti në hapa, ose një lëshim në komunikim ndërmjet KFOR-it dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për arsye se KFOR-i ka lëshuar një draftmarrëveshje pa komunikuar me Qeverinë e Kosovës. Reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm”, ka theksuar Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se të gjitha gjërat janë sqaruar pas një takimi që ka pasur kryeministri Thaçi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Buhler. “Pas një takimi që kemi pasur me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Buhler, na është konfirmuar se ajo ka qenë një draftdeklaratë mbi pikat e diskutimit për të cilat i ka pasur komandanti i KFOR-it me përfaqësuesin serb”, është shprehur Kusari-Lila.

Mimoza Kusari-Lila ka bërë me dije se institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura që në veri të respektohen rendi dhe ligji. “Çdo masë që është prezantuar në opinion nga Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet në fuqi. Nuk ka kthim para gjendjes së 25 korrikut”, ka siguruar Kusari-Lila.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)