20 Prill 2025

Kusari Lila kërkon thellimin e reformave ekonomike

Tiranë , 9 nëntor - Mnistrja Mimoza Kusari Lila tha sot në Tiranë se vendet e rajonit duhet ti thellojnë reformat ekonomike për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike në vitet e ardhshme. Këto pohime ajo i bëri në takimin Ministror të Komitetit për Investime të Evropës Juglindore.
 

“Deri më 2020, vendet tona duhet të ndërmarrin reforma të cilat do të garnatojnë rritje ekonomike për të gjithë rajonin. Kosova, ishte një nga vendet e rralla në Evropën Juglindore që vitet e fundit ka shënuar rritje solid ekonomike. Përderisa, disa vende në rajon kanë pasur rritje negative ekonomike, Kosova ka vazhduar trending e rritjes ekonomike me rreth 5%. Ne jemi të bindur se rritja ekonomike e Kosovës do të vazhdojë dhe do të ngritet edhe më shumë deri në 2020”, tha Kusari Lila.

Për të ngritur nivelin e  konkurrueshmërisë regjionale dhe rritjen ekonomike, vecanërisht pas krizës ekonomike globale, Ministrat e vendve të rajonit u pajtuan që  deri më 2020 rajoni duhet të ngrisë integrimin tregtar dhe ekonomik, duhet të reduktojnë deficitin tregtar, duhet të vazhdojnë përmirësimin e politikave ekonomike për të ngritur investimet e jashtme, të stimulojnë eksportet, të promovojnë politikat e punësimit të qëndrueshëm dhe të ngrisin efikasitetin e qeverisjes.
 

Në këtë drejtim Zv.Kryeministrja Mimoza Kusari Lila tha se ne duhet të jemi optimist për të ardhmen ekonomike të rajonit. “Integrimi tregtar në mes vendeve të rajonit është duke u thelluar.  Vendet e Evropës Juglinore, pas Bashkimit Evropian, janë partneri i dytë më i madh ekonomik i Kosovës dhe për këtë arsye ne jemi shumë të interesuar që perspektiva ekonomike e rajonit të jetë e sigurtë dhe pozitive”, përfundoi Kusari Lila.

 
Takimi Komitetit Minstror për Investime i Evropës Juglindore është ngjarje e përvitshme që organizohet nga Këshilli Ekonomik Regjional me seli në Sarajevë. Ky Këshill promovon bashkëpunimin e ndërsjellë dhe integrimin evoprain dhe euroatlantik të vendeve të Evropës Juglindore dhe ka për qëllim stimulimin e zhvillimit ekonomik të rajonit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)