20 Prill 2025

Kusari - Lila kërkoi avancimin e raporteve tregtare me SHBA

Washington, 26 shtator - Në kuadër të vizitës së saj në SHBA, ministrja Mimoza Kusari-Lila me bashkëpunëtorët e saj ka mbajtur një varg takimesh me përfaqësues të institutcioneve të administratës së SHBA-ve si dhe zyrtarë të Bankës Botërore dhe IFC-së (Bashkëpunimi Financiar Ndërkombëtar).

Gjatë takimi të saj me Mathew Murray, zv. Ndihmës Sekretari i Tregtisë, Zv. Kryeministrja ka diskutuar lidhur me mundësitë e avancimit të raporteve tregtare ndërmjet dy vendeve, posaçërisht në drejtim të ngritjes së eksporteve kosovare.

Murrey ka prezentuar disa programe konkrete që kanë të bëjnë me stimulimin e eksporteve kosovare në SHBA dhe me provimim e investimeve amerikane në Kosovë.

Në takim gjithashtu është diskutuar edhe për hapat konkret që ka ndërmarrë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë.

Murrey ka potencuar rëndësinë e ambientit transparent dhe llogaridhënës për tërheqjen e bizneseve të huaja.

Të dy bashkëbiseduesit i kanë konsideruar këto reforma si hapa kyçë drejt sigurimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Më tej ministrja Kusari-Lila është takuar me Todd Schwartz, zv. Përfaqësuaesin Special për çështje tregtare dhe ekonomike në Departamentin e shtetit, me të cilin është diskutuar në menyrë të veçantë rreth përvojave të Departamentit të shtetit në promovimin e ndërmarrësisë dhe krijim e rrjeteve të inovacionit me qëllim të përkrhajes së ndërmarrësve e posaçërisht femrave në ndërmarrësi.

Në këtë takim Kusari-Lila prezantoi iniciativen e MTI për krijimin e Asociacionit Kosovar të Grave në Biznes dhe Ndërmarrësi me qëllim të nxitjes dhe përkrhajes së grave ndërmarrëse në Kosovë.

Schwartz e përshëndëti një iniciativë të tillë dhe ofroi përkrhajen e Departamentit të Shtetit në themelimin dhe forcimin e këtij asociacioni.

Gjatë ditës zv. Kryeministrja Kusari-Lila është takuar edhe me udhëheqësin e njësisë për reforma në ambientin e biznesit në kuadër të IFC-së, Najy Benhassine me të cilin ka diskutuar lidhur me reformat e ndërmarra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë.

Kuasari-Lila ka prezantuar edhe reformat që pritet të realizohen gjatë muajve të ardhshëm sidomos sa i përket shkurtimit të lejeve e licencave dhe reformës së inspektimeve.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi Kryeshefi i APIK, Valdrin Lluka ka diskutuar me përfaqësuesit e IFC-së lidhur me ndihmën që ky institucion do t’i ofrojë APIK-ut në hartimin e strategjive sektoriale për promovim të investimeve me theks të veçantë në sektorin e shërbimeve dhe industrisë ushqimore.

Zv. Kryeministrja Kusari-Lila gjendet në SHBA në kuadër të Misionit Tregtar që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Oda Amerikane në Kosovë në bashkëpunim më Ambasadën e Kosovës dhe Odën Amerikane në Washington, që ka për qëllim promovimin e investimeve në Kosovë dhe krijimin e kontakteve ndërmjet bizneseve nga të dyja vendet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)