23 Dhjetor 2024

Kusari-Lila, e vendosur për bllokimin e mallrave serbe

Prishtinë, 23 korrik - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, njëherësh edhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë, është shprehur e vendosur në zbatimin e vendimit të reciprocitetit për mallrat serbe dhe taksën prej 10 % për ato të Bosnjës.

Gjatë një vizite në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit dhe pikës kufitare në Merdar, Kusari Lila, ka kërkuar që kamionët e ndalur në zonën neutrale 5 në pjesën e Kosovës dhe 3 në atë të Serbisë, të kthehen mbrapsht.

Për këtë alternativë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se kanë pasur të premten një ndërmjetësim të EULEX-it në raport me kthimin e tyre në Serbi dhe se zyrtarët ndërkombëtarë për këtë kanë biseduar edhe me palën serbe.

“Duket se ka një insistim nga ana e kamionëve që gjithsesi të hyjnë në Kosovë ose gjithsesi të sjellin mallin në Kosovë. Por është një çështje e cila kërkon një trajtim më të veçantë për faktin se ky mall së pari nuk mund të zhdoganohet, pasi është vendimi në fuqi i Qeverisë së Kosovës që asnjë mall që mban vulat e Serbisë nuk mund të zhdoganohet ose të hyjë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila gjatë vizitës në pikën kufitare në Merdar, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë, Behgjet Pacolli dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)