Kusari-Lila: do të bëjmë lehtësimin e ambientit për të bërë biznes
Prishtinë, 13 janar - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila së bashku me drejtorin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu vizituan sot 3 kompani në komunën e gjakovës me qëllim të ngritjes së dialogut publiko-privat dhe njoftimit më të afërt me punën dhe sfidat e bizneseve.
Ministrja Kusari Lila filloi vizitën e parë në kompaninë Konsoni e njohur si kompania më e madhe për prodhimin e vezëve dhe prodhimin e mishit të zogut të freskët.
Ajo u njoftua nga stafi i kompanisë Konsoni për punën dhe planet e tyre për të ardhmen. Në bazë të ligjit për antidamping, MTI ka marrë vendim për mbrojtjen e industrisë së shpezëve në raport me importin nga vende tjera.
Në vizitën e saj të dytë, Kusari-Lila takoi stafin udhëheqës të prodhuesit të gypave plastik Inova. Pas vizitës drejtori i kësaj kompanie Afrim Batalli, shprehu brengën për mungesën e një laboratori i cili do të testoj kualitetin e gypave.
Në anën tjetër ministrja e njoftoj drejtorin se Ligji për siguri të produkteve tashmë është në fuqi dhe se përmes këtij ligji parashihet
Vizita e tretë dhe e fundit ishte në kompaninë e tekstilit Wear and Go, të cilën tash e 20 vjet nuk e kishin vizituar askush nga institucionet qeveritare.
Agjencia për promovimin e investimeve që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë bashkë me shoqatën e tekstilit dhe në koordinim me kompanitë e tekstilit do të promovojnë potencialet nënkontraktuale të punës në produktet e tekstilit.
Ministrja Kusari-Lila theksoi përkushtimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për iniciativat fiskale që janë duke u planifikuar në nivel të qeverisë me qëllim të ngritjes së konkurueshmërisë se produkteve vendore në tregun vendor dhe atë rajonal.
Ajo theksoi se është duke punuar në reformat për të lehtësimin e ambientit për të bërë biznes.
Përvec kësaj Ministrja Kusari Lila tha se është e përkushtuar të vazhdojë punën për eliminimin e barrierave tregtare me qëllim që prodhuesit Kosovar të kenë qasje sa më të lehtë në tregjet rajonale, evropiane dhe botërore.
Në vazhdën e vizitave nëpër komuna, Ministrja Kusari do të vazhdoj vizitën edhe nëpër komuna tjera për ngritjen e dialogut publiko-privat.