23 Dhjetor 2024

Kusari dhe ambasadori Vodopija intensifikojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 7 prill - Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, sot u takua me ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija.

Ambasadori kroat, Vodopija ka konfirmuar se ekziston përkushtimi politik nga të dy vendet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, por ka cekur edhe interesimin e afaristëve kroatë për mundësinë e investimeve në Kosovë.

Ministrja e MTI-së, Kusari-Lila e ka njoftuar diplomatin kroat për mundësitë që ofron Kosova për investime dhe njëherësh ka ftuar afaristët kroatë që të investojnë në Kosovë.

Njëkohësisht bashkëpunimi bilateral tregtar do të jetë me interes për të dyja palët, ku do të mund të eliminoheshin taksat e dyfishta, me ç’rast do ta lehtësonin qarkullimin tregtar dhe në përgjithësi të qytetarëve në mes të dy shteteve, potencoi ministrja Kusari-Lila.

Ministrja, Kusari-Lila dhe ambasadori kroat, Vodopija vlerësuan se Kosova dhe Kroacia kanë ndërtuar marrëdhënie të mira ekonomike-tregtare dhe institucionale, e që këto marrëdhënie do të thellohen dhe do të zgjerohen edhe më tej në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)