27 Dhjetor 2024

Kusari – Lila priti ambasadoren e SHBA-së në Kosovë Tracy Ann Jacobson

Prishtinë, 21 gusht - Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila mbajti sot takim njoftues me ambasadoren e re të Amerikës në Kosovë Znj. Tracy Jacobson, ku diskutuan për cështjet ekonomike me focus të vecantë projektet që ka USAID me MTI-në.

 

Ministrja Kusari – Lila e informoj Ambasadoren Jacobson për aktivitete e qeverisë së Republikës së Kosovës në avancimin e agjendës ekonomike. Ajo e njoftoj për reformat e të bërit biznes duke i përmendur punën një vjecare që ka bërë MTI për lehtësimin e procedurave për të bërë biznes, e cila u realizua me asistencë të USAID dhe Bankës Botërore. Me tutje, ministrja Kusari – Lila e informoj ambasadoren për Këshillin Kobëtar për Zhvillim Ekonomik, ku parashihet që deri në shtatator të shkurtohen 50% e licencave, si dhe për propozimin që lënda e ndërmarrësisë të futet nga shkolla e mesme.

 

Në takim u diskutua edhe për Qendrën turistike Brezovica, si një nga projektet më të mëdha që është duke u zhvilluar me ndihmën e USAID, ku Ambasadorja Jacobson premtoi se me përkushtim të plotë të vazhdoj asistencën në projektin Brezovica.

 

Ambasadorja Jacobson tha se takimi i sotëm ishte i mirëseardhur meqë ajo u njoftua për planet e qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik. Ajo tha se Qeveria e Amerikës do të vazhdoj të përkrah qeverinë dhe sektorin privat me qëllim të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

 

USAID është përkrahës i rëndësishëm i Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë, ku deri më tani ka ndihmuar impelmentimin e projekteve të mëdha sic janë: reformat për të bërit biznes, Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, financimin e Qendrës për Shërbimin e Biznesit, Projektin Brezovica etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)