21 Prill 2025

Kusari – Lila: Koordinimi i komunave me nivelin qendror tërheq investime

Pristhinë, 20 mars - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila në konferencën e organizuar nga USAID për “Rëndësinë e qeverive lokale në promovimin e investimeve, mbajtjen dhe zgjerimin e bizneseve, ka deklaruar se niveli lokal dhe zyrtarët komunal duhet ta kuptojnë faktin se lehtësimi i regjistrimit të biznesit dhe heqja e barrierave në të bërit biznesit nënkupton më shumë biznese të regjistruara nëpër komuna, zvogëlim i informalitetit, më shumë aktivitet biznesor dhe ekonomik, më shumë të ardhura për bizneset dhe më shumë vjelje të taksave për komunat, pra më shumë prosperitet dhe zhvillim ekonomik për komunat”.

Në konferencën e organizuar të projektit të USAID, Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive (DEMI) u prezantua roli i qeverisjes lokale në promovimin e investimeve.

Zëvendëskryeministrja adresoi rëndësinë dhe sfidat e paraqitura nga komunat e Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Kosovës është përcaktuar që në periudhën afatmesme, në bashkëpunim me komunat, të  përmirësojë të gjithë treguesit e të bërit biznes, duke arritur në top 40 reformatorin sipas raportit vlerësues të Bankës Botërore për të Bërit Biznes deri në vitin 2014. Kjo nënkupton reforma gjithë përfshirëse në të gjithë indikatorët e të bërit biznes dhe kërkon një koordinim më të mirë në mes të autoriteteve komunale dhe atyre qendrore” , theksoi ajo.

Më tutje zëvendëskryeministrja foli edhe për sfidat e paraqitura nga disa komuna, ku si shembull mori lejen e punës, që përkundër ndryshimeve ligjore, disa komuna duke u thirrur në Ligjin për financimin e pushtetit lokal, kërkojnë licencë biznesore si parakusht për regjistrim të biznesit, duke e përdorur këtë licencë për mbledhje të të ardhurave vetjake dhe duke e rënduar ambientin biznesor. Për fund, ajo tha se për arritjen e rezultateve të plota në reformat ekonomike, duhet që të gjitha institucionet, duke filluar nga parlamenti, qeveria, niveli komunal, organizatat e biznesit, si dhe organizatat jo-qeveritare, ta kuptojnë rëndësinë dhe benefitet e reformave strukturore ekonomike.

Kurse ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, i cili adresoi rëndësinë që komunat luajnë në promovimin e investimeve nga Diaspora.

Ndërkaq zëvendësambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Kelly Degnan tha se pa pasur sundim të fortë të ligjit dhe sistem të besueshëm rregullativ të biznesit është e vështirë t’i tërheqësh investitorët e huaj në Kosovë.

Gjithashtu, kryeshefi i Agjencisë për Promovim të Investimeve, Valdrin Lluka, njëherësh partner i këtij projekti, foli për agjencinë që ai e drejton, me theks të veçantë trajnimin e zyrtarëve nëpër komuna  për promovimin e investimeve për komunat e tyre ku ata punojnë.

Në pjesën e dytë të ditës, u mbajtën edhe një mori prezantimesh dhe diskutime me asociacionet e biznesit, përfaqësues të komunave dhe të institucioneve qendrore për thellim të bashkëpunimit me qëllim të promovimit të investimeve.

Përveç konferencës, sot u ekspozuan edhe materialet promovuese të të gjitha komunave, që kanë për qëllim tërheqjen e investimeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)