22 Dhjetor 2024

Kursi i këmbimit të Yuan-it arrin nivelin më të lartë në 5 vjet

Pekin, 22 qershor - Kursi i këmbimit të Yuan-it, arriti sot nivelin më të lartë në 5 vjet, dy ditë pasi Pekini premtoi ta bëjë më elastike monedhën e tij.

Vlera e Yuan arriti sot në 6,8 kundrejt dollarit, një rritje prej 0,4 për qind që nga dita e premte. Kjo është vlera më e lartë që ka arritur Yuan-i që nga viti 2005. Tregjet financiare reaguan duke shënuar rritje të konsiderueshme.

Po ashtu u rritën çmimet e naftës bruto dhe të bakrit, ndërsa investitorët besojnë se shtimi i vlerës së Juanit do të rrisë importin e disa mallrave.

Ambasadori amerikan në Kinë Xhon Huntsman tha se ky ndryshim lehtëson tensionet e krijuara në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Qeveria kineze ka qenë nën presionin e vazhdueshëm të SHBA, BE-së dhe FMN-së , për të lejuar vlerësimin e juanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)