Kursi i EURO-s pësoi rënie të madhe
Bruksel, 3 mars - Kursi i EURO-s, sot përsëri pësoi rënie dhe regjistroi uljen më të vogël në krahasim me dollarin pas muajit maj të vitit 2009.
Sipas analizave të një pjese të ekspertëve botërorë, ulja e EURO-s, kësaj radhe prej 0,3 për qind, përsëri ka të bëjë me rreziqet që i bart me vete kriza e borxhit në Greqi.
Javën e kaluar euro arriti uljen e saj rekord edhe në krahasim me jenin japonez. Edhe kjo ishte rezultat i frikës se problemet nga Greqia mund të kalojnë edhe në vendet tjera të BE-së, të cilat e shfrytëzojnë euron si mjet zyrtar për pagesë.