09 Janar 2025

KS i OKB masa ndaj eksportit të paligjshëm të naftës nga Siria

New York, 20 mars - Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të mërkurën një rezolutë, për marrjen e masave për ndalimin e eksportit të paligjshëm të naftës bruto nga Siria.

Në rezolutë theksohet se qeveria siriane është përgjegjësja kryesore për këtë çeshtje, ndaj i bëhet thirrje asaj për zgjidhje të shpejtë të saj.

Përfaqesuesi i përhershëm i Kinës në OKB Liu Jieyi tha pas votimit se, pala kineze shpreh shqetësimin ndaj eksportit të paligjshëm të naftës bruto nga Siria dhe mbështet qeverinë siriane të mbrojë sovranitetin ekonomik të vendit.

"Shpresojmë që rezoluta të ndihmojë Sirinë në luftën kundër tregtisë së paligjshme", tha Liu dhe u bëri thirrje të gjitha palëve në Siri të mbrojnë sovranitetin, integritetin territorial, të zgjidhin problemet gjatë tranzicionit politik dhe rindërtimit ekonomik, nëpërmjet dialogut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)