Kryengritësit libianë fillojnë me eksportin e naftës
Tripoli, 6 prill - Kryengritësit libianë shpresojnë sot ta realizojnë eksportin e parë të pavarur të tyre të naftës, me çka pak do t'i plotësonin financat e tyre, të harxhuara pas luftimeve disajavore me forcat e Gadafit, transmeton Reuters.
Tankeri Ekvator i cili mun të transportojë një milionë fuçi naftë të papërpunuar, pritet të arrijë në portin lindor Marsa el Hariga.
Sipas kryengritësve libianë, Katari, i cili ndër të parat e njohu qeverinë e kryengritësve si legjitime, u pajtua ta shes naftën libiane nga bazat lindore të naftës nën kontroll të kryengritësve.