27 Dhjetor 2024

Kryeministri Thaçi inkurajoi bizneset bullgare të investojnë në Kosovë

Sofje, 18 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka zhvilluar sot një takim në Odën Industriale Ekonomike të Bullgarisë, ku është pritur nga Presidenti Tsvetan Simeonov me bashkëpunëtorë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duke falënderuar Simeonov dhe anëtarët e Odës Industriale Ekonomike të Bullgarisë për pritjen e organizuar, theksoi rëndësinë që ka për rajonin bashkëpunimi i dy vendeve, si pjese e vlerave të përbashkëta drejt integrimit europian dhe euro-atlantik.

Në vazhdim, Kryeministri Thaçi i njoftoi nikoqirët për reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për krijimin e lehtësirave për të zhvilluar afarizëm në Kosovë, duke potencuar reformat në legjislacion dhe në taksa.

Pasi vlerësoi punën profesionale që disa kompani bullgare kanë bërë në Kosovë, Kryeministri Thaçi inkurajoi bizneset bullgare që të investojnë në Kosovë dhe të krijojne partneritet me kompanite kosovare.

Po ashtu, Kryeministri Thaçi në takimin me afaristët bullgarë ritheksoi qëllimin  e Kosovës për integrim në BE dhe në NATO.

Presidenti i Odës Industriale Ekonomike të Bullgarisë, Tsvetan Simeonov ka mirëpritur angazhimin politik të qeverive të dy vendeve për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.

Ai ka theksuar përkrahjen e institucionit që drejton për perpektivën europiane të Ballkanit, përfshirë edhe Republikën e Kosovës, duke theksuar se mirëpresin mundësinë për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me komunitetin e biznesit në Kosovë.

Përfaqësuesit e Odës Industriale Ekonomike e Bullgarisë e njoftuan kryeministrin Thaçi se ky institucion ka mbi 52.000 anëtarë dhe ofron shërbime të gjëra për komunitetin e biznesit në Bullgari në mbi 28 qendra rajonale.

Me këto kapacitete funksionale, ata theksuan se ofrojnë mundësi që çdo risi në fushën e ekonomisë dhe afarizmit në Kosovë, përfshirë këtu informatat për ndryshimet në legjislacion, lehtësimet ekonomike dhe ofertat e bashkëpunimit, të publikohet përmes kanaleve informative afariste në Bullgari.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)