Kryeministri Thaçi e ka hapur sot bursën e NASDAQ'ut
New York, 22 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka hapur sot bursën e NASDAQ'ut në New York, duke i rënë kambanës simbolike që nënkupton fillimin e një dite të re në treg.
Në këtë eveniment, kryeministri Thaçi u prezantua nga zyrtarë të kësaj burse si Kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga ana tij, kryeministriThaçi falënderoi NASDAQ-un për mundësinë dhe tha se Republika e Kosovës si shtet i ri është i hapur për investimet e huaja.