25 Dhjetor 2024

Kryeministri i Kinës kërkon shtimin e konsumit të brendshëm

Pekin, 6 mars - Kryeministri i Kinës bëri thirrje për shtimin e konsumit të brendshëm për të ruajtur rritjen e ekonomisë kineze.

Në fjalimin që mbajti në Kongresin e Popullit, kryeministri Wen Xhia Bao premtoi shtimin e shpenzimeve të shtetit për shërbimin shëndetësor dhe shërbimet sociale, rroga më të larta për njerëzit me të ardhura mesatare dhe të ulëta dhe për zgjerimin e kredive për konsumatorët, mes të tjerash, për t’i ndihmuar njerëzit të shpenzojnë më tepër.

Zoti Wen tha se megjithë përpjekjet, qeveria po e ul objektivin e rritjes ekonomike për këtë vit në 7,5 për qind, një shifër kjo mjaft më e ulët krahasuar me 9,2 për qind e vitit 2011 dhe se ajo e një viti më parë, që ishte 10,4 për qind.

Kryeministri kinez tha se objektivi i këtij viti pasqyron vendosmërinë e qeverisë për të përparuar ndërkohë që ruhet stabiliteti ekonomik. Ai pranoi se qeveria duhet rë bëjë një punë më të mirë në disa fusha, si ruajtja e të drejtave të pronësisë, kontrolli i çmimeve dhe siguria në vendin e punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)