23 Dhjetor 2024

Kroacia paralajmëron masa për tërheqjen e investimeve

Zagreb, 4 mars - Kroacia paralajmëroi vendosjen e masave për mënjanimin e pengesave me të cilat janë përballur investitorët, si dhe ndryshimin e Ligjit ekzistues për nxitjen e investimeve.

Këtë për mediat lokale e lajmëroi zv/kryeministri kroat përgjegjës për investime, Domagoj Millosheviq.

“Gjatë dy muajve të shkuar realizova takime me mbi njëqind investitorë, të cilët tashmë janë të pranishëm në Kroaci apo kanë ndërmend të investojnë këtu. Jemi duke punuar në mënjanimin e pengesave me të cilat janë përballur investitorët, ndërsa përgatisim edhe masa të reja”, tha Millosheviqi.

Ai vlerësoi se dy faktorë të rëndësishëm do të kenë ndikim shumë pozitiv mbi përmirësimin e klimës investuese, ndërsa kjo është përfundimi i negociatave me Bashkimin Evropian dhe lufta kundër korrupsionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)