20 Prill 2025

Kroacia do të mbështet Kosovën në implementimin e MSA-së

Prishtinë, 10 nëntor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović. 

Temë e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Ministrja Bajrami e informoi ambasadoren kroate rreth proceseve ekonomike nëpër të cilat po kalon vendi si dhe për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në realizimin e agjendës ekonomike, përfshirë edhe implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. 

Në anën tjetër, ambasadorja Kapitanović shprehu gatishmërinë e shtetit kroat për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike me Republikën e Kosovës.

Ajo tha se Kroacia do të ofrojë mbështetjen e saj për Kosovën edhe sa i përket implementimit të MSA-së, meqë Kroacia e ka të freskët këtë përvojë e cila mund t’i ndihmojë Kosovës që të përfitojë nga kjo marrëveshje. 
 
Bashkëbisedueset u pajtuan që të intensifikohet puna e përbashkët institucionale me qëllim të identifikimit të projekteve dhe fushave konkrete të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimeve.     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)