Kroacia blenë 12 avionë luftarak nga Izraeli
Zagreb, 30 mars - Qeveria e Kroacisë në seancën e sotme ka miratuar propozimin për pranimin e ofertës së Izraelit për blerjen e 12 avionëve luftarakë F-16.
Qeveria kroate miratoi propozimin e ekipit të ekspertëve të paraqitur pas vlerësimit të pesë ofertave që kanë ardhur nga disa shtete, kështu që oferta më e mirë për Kroacinë u vlerësua oferta nga ana e Izraelit, e cila ofroi një skuadron prej 12 avionëve të tipit F-16 Barack me çmim prej 2.9 miliardë kuna (386 milionë euro).
Ky është projekti më i madh dhe më i shtrenjtë të cilin Kroacia e ka ngritur me qëllim të pajisjes ushtarake që nga themelimi i shtetit.
Vendimi për zgjedhjen e 12 skuadronëve luftarakë të ofruar nga Izraeli, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç e vlerësoi atë si cilësor për shkak të disa aspekteve.
Më tej u shtua se avionët luftarakë F-16, të cilat janë prodhim të Locheed Martin nga SHBA, të cilët do të vijnë në Kroaci plotësisht të modernizuar dhe përshtatur me standardet e NATO-s, ashtu që në koston e çmimeve në tërësi çdo gjë do të përfshihet, kështu që këto avionë duhet të jenë në dispozicion të aviacionit kroat për të paktën 25 vite.
"Kostoja e blerjes së këtyre avionëve në 10 vitet e ardhshme do t'i kushtojë Kroacisë më së shumti 50 milionë dollarë në vit", tha kryeministri kroat.
Oferta e izraelit parashikon pakon prej 12 avionëve, 10 me një ulëse dhe 2 me dy ulëse, me pajisje në pajtim me standardet e të sistemeve të avancuara të NATO-s, me pajisje personale për pilotët, F-16 me simulator të fluturimit, trajnim të pilotëve dhe stafit teknik në Izrael.
Në paketë është përfshirë edhe pakoja e pjesëve rezerve, paketa e pajisjeve për mbështje tokësore të fluturimit, paketën fillestare të armatimit, ndërtimi dhe përshtatja e infrastrukturës dhe tre vjet mbështetje e përgjithshme logjistike, përfshirë praninë e instruktorëve në Kroaci për të ndihmuar në mirëmbajtjen dhe trajnimin e stafit.
Qeveria do t'ia dorëzojë propozimin Parlamentin kroat, i cili do të shqyrtojë propozimin dhe do të vendosë për pranimin e tij.