28 Dhjetor 2024

Kriza prek tregun e shit-blerjeve në Murcia të Spanjës

Madrid, 1 tetor - Kriza e sektorit e shit-blerjeve të pasurive të patundshme ka prekur gjithë botën dhe megjithëse shumë pika turistike ruajnë bukuritë e tyre, është vështirë të mendosh se edhe shitja e tyre ka qënë e vështirë.

E njëjta gjë mund të thuhet për pasuritë që shtrihen në bregdetin e Mesdheut në Spanjë, ku agjentët imobilarë e kanë të vështirë të shesin edhe një vendpushim me 300 ditë diell në vit.  

Në shikim të parë, vendpushimi Mar Menor në Spanjë duket si një pikë turistike, e preferuar për këdo. Pishina, fusha e golfit e projektuar nga lojtari i madh i golfit, Jack Niklaus, shtëpitë e lyera me ngjyra plot jetë dhe 300 ditët me diell në vit të rajonit Murcia.

Duke parë këtë ambjent, mund të arrish në përfundimin se agjenti imobiliar, Paul Williams ka një punë të lehtë.

\"Mendoj se koha ndihmon më shumë se çdo gjë tjetër në shitje. Dhe kjo është ndoshta arsyeja që njerzit blejnë këtu, koha me diell gjatë pjesë më të madhe të vitit\", thotë zoti Williams, duke paraqitur argumentin e tij më të fortë nga aspekti i shitësit.

Por pamjet mund të pasohen me zhgënjime, pasi që prej krizës në sektorin e shit-blerjes së pasurive të patundshme në vitin 2007, asgjë nuk ka qënë e lehtë në bregdetin e Mesdheut në Spanjë.

Shpenzimet pa kriter për vite me radhë, ngritja e madhe e vlerës së parusive dhe dështimi i bankave lokale kanë bërë që shumë pasuri si kjo dhe vendpushime të ngjashme të mbeten bosh.

Nga 10 mijë pronat e ndërtuara në vendpushimet Polaris që nga viti 2002, rreth 10 për qind e tyre janë sot për shitje, të gjitha pronë e bankave, pasi kompanitë e ndërtimit falimentuan.

Paul Williams filloi të shiste pasuri për kompaninë Polaris në vitin 2005. Ai thotë se në atë kohë, 1,500 agjentë shisnin pasuri të vendpushimeve Polaris. Sot ka vetëm 10 agjentë dhe pasuritë shiten për gjysmën ose edhe një të tretën e çmimit origjinal. Ai thotë se është kohë e mirë për të blerë dhe për këtë duhen vetëm 3 mijë euro.

\"Kemi të bëjmë me prona të tepërta nga e kaluara, por kalimi i këtyre pronave nga bankat tek pronarët është zgjidhja më e mirë. Dhe në shumicën e rasteve bankat janë të interesuara të ndihmojnë për një kalim të tillë të pasurisë\", thotë zoti Williams.

Bankat e Spanjës u dhanë shumë borxhe kompanive të ndërtimit gjatë një dekade të tërë e të begatë, duke i lënë kreditorët me borxhe të vështira për t’u shlyer dhe në komplekse me apartamente të papërfunduara.

Vitin e kaluar, shteti mori nën kontroll disa banka lokale kur u pa qartë se ato nuk mund të përballonin humbjet e tyre. Mes tyre banka CAM, që u cilësua nga një ish guvernator i bankës qendrore si \'më e keqja e më të këqijave\' pasi u bënë të qarta humbjet e mëdha të kësaj banke në sektorin e pasurive të patundshme.

Banka CAM është tani pjesë e bankës Bankia, e cila do të marrë një shumë prej 4.5 miliardë dollarësh nga fondi i shpëtimit bankar të Spanjës.

Njoftimet se ish zyrtarët e lartë të kësaj banke kishin miratuar paga të majme për vete, pasi banka u mor nën kontrollin e shtetit, nxitën vitin e kaluar reagimin e zemëruar të publikut.

Torre Pacheco është qyteza më e afërt me vendpushimin Mar Menor dhe qendër e problemit të rajonit Murcia. Brënda një periudhe 5 vjeçare, qyteza kaloi nga punësimi i plotë i popullsisë në një papunësi prej 25 për qind. Në të njëjtën periudhë, borxhi i qytezës u rrit nga 6-7 milion euro në 70 milion euro.

Në korrik, rajoni Murcia kërkoi ndihmë financiare nga qeveria qendrore e Spanjës.

17 rajone autonome të Spanjës të zhytura në borxhe, aktualisht të bllokuara nga tregjet ndërkombëtare, kanë qënë një burim i madh shqetësimi për investitorët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)