Kriza në Lindjen e Mesme sjell rritjen e çmimit të naftës
Californi, 6 mars - Në kushtet e vijimit të tensionimit të gjendjes në Siri e Iran dhe të shtimit të kërkesës nga India, Turqia etj., çmimi i naftës në ShBA shënoi rekord historik.
Çmimi mesatar i benzinës në shtetin e Californi u rrit në 4.32 dollarë amerikanë për gallon afro 1.2 dollarë për liter, ndërsa çmimi mesatar në mbarë vendin arriti 3.73 dollarë për gallon rreth 1 dollar për litër.
Tre javë më parë, i ndodhur përballë sanksioneve nga vendet perëndimore, Irani shpalli ndalimin e eksportimit të naftës në Francë, Spanjë, Itali dhe vende të tjera të kontinentit europian, duke sjellë një rritje 8 % të çmimit të naftës.
Analistët vënë në dukje se vijimi i rritjes së çmimit të naftës do të bëjë që vendet perëndimore të gjenden përballë rreziqeve ekonomike e politike.
Rritja e çmimeve të naftës dhe të benzinës jo vetëm do të dëmtojë rimëkëmbjen e brishtë të ekonomisë amerikane dhe do të bëjë të përballet me një krizë politike presidentin Obama, i sulmuar nga kandidatët presidencialë republikanë për strategjinë energjetike, por mund të shkaktojë edhe thellimin e krizës së borxheve në vendet evropiane.