17 Maj 2024

Kriza në Eurozonë ulë çmimin e arit

Frankfurt, 17 maj - Çmimi i arit shënon rënien e katërtë me radhë, pas mosuksesit të politikanëve grekë që të formojnë qeveri, gjë që nxit spekulimet për daljen e Greqisë nga Eurozona.

Çmimi i arit sot u zvogëlua për 1,1 për qind në 1.526,97 dollarë për uncë, që do të thotë 20 për qind më lirë në krahasim me maksimumin historik nga Shtatori i vitit të kaluar, njoftoi agjencia “Blumberg”.

Greqi do të mbajë zgjedhje të reja muajin e ardhshëm, pas mossuksesit të partive të mëdha të cilat kanë fituar në zgjedhjet e 6 Majit për të formojë qeveri.

Ministri gjerman i Financave, Vofgang Shojble i bëri thirrje Greqisë për zhvillim të një referendumi për qëndrimin e saj në Eurozonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)