Kriza greke trondit bursat aziatike
Tokio, 7 maj - Bursat aziatike kanë pësuar një rënie të ndjeshme nga frika e investitorëve se kriza e Greqisë mund të ndalë rimëkëmbjen globale të ekonomisë. Në Japoni, bursa e Nikkei ra me 3.2 përqind, ndërsa ajo e Australisë humbi 1.6%.
Ndersa sot pritet qe Parlamenti gjerman dhe Këshilli i Landeve do të japin dritën e gjelbër për kredi me vëllim prej 22,4 miliardë eurosh në favor të Greqisë së zhytur thellë në borxhe. Miratimi konsiderohet i sigurtë.
Në parlament krahas grupeve të partive qeverisëse të Unionit CDU / CSU dhe liberalëve, do të votojnë për kreditë edhe ekologjistët.
Pas votimit në parlament do të mbahet ai në Këshillin e Landeve. Më pas ligji duhet të nënshkruhet nga presidenti i Gjermanisë Horst Köhler.