Kriza greke shkakton rënie të aksioneve në Azi
Tregu në Shangai ka rënë për 7 për qind sot dhe ka humbur rreth 20 për qind në dy javët e fundit.
Ndërkaq, aksionet në Tokio kanë rënë për 3 përqind, ndërsa në Hong Kong rreth 3.6 për qind.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras tha të dielën se bankat e vendit të tij do të jenë të mbyllura të paktën 6 ditë. Ai gjithashtu ka praqitur kontrollet e kapitalit, duke synuar parandalimin e tërheqjes së parave nga qytetarët.
Deri nesër Greqia ka afat që të bëjë pagesën prej 1.6 miliard eurosh Fondit Monetar Ndërkombëtar. Tsipras edhe njëherë ka kërkuar nga kreditorët që të shtyhet afati.
FMN ka thënë të dielën se është duke e monitoruar situatën në Greqi dhe se është e gatshme që të ofrojë asistencë.