Kriza greke fundos bursat europiane
SHBA, 5 maj - Bursat evropiane janë fundosur për shkak të frikës se ndihmat në mbërritje për të shpëtuar Greqinë nuk janë të mjaftueshme.
Athina ka humbur 6%, por po shkon keq edhe për Madridin -4%.
Shkak është frika e tregjeve se edhe Spanja në kohë shumë të shkurtër të ketë nevojë për likuiditet për një situatë ekonomike dhe financiare gjithnjë e më të vështirë.
Ndërkohë bankat kryesore gjermane kanë bërë të ditur se do të merrnin pjesë në shpëtimin e Greqisë me nje kontribut vullnetar duke mbajtur hapur linjat e veta të kreditit.