27 Dhjetor 2024

Kriza e borxheve ndikon në çmimin e naftës në bursë

New York, 25 korrik - Në kushtet e përkeqësimit të krizës europiane të borxheve, më 23 korrik Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një deklaratë, ku nuk bën fjalë për ndonjë ndihmë të re ndaj Greqisë, çka nënkupton mundësinë e heqjes dorë nga ky vend.

Ndërkohë, normat e interesit të bonove shtetërore spanjolle arritën në 7.5 %, duke shënuar nivelin më të lartë në Eurozonë. Të dy këta faktorë ndikuan në atë që u quajt\"e hënë e zezë\" për bursat ndërkombëtare.

Çmimi i naftës ra, interesat e bonove shtetërore afatgjata në euro u rritën shumë, ndërsa vlera e këmbimit të monedhave kryesore u ul.

Ndërkohë, agjencia e vlerësimit \"Moody\'s\" e ndryshoi perspektivën e Gjermanisë nga \"e qëndrueshme\" në \"negative\".

Ditën e hënë treguesit e tre bursave të mëdha europiane patën një ulje më shumë se 2 %, përkatësisht FTSE i Londrës 2.09 %, CAC40 i Parisit 2.89 % dhe DAX i Frankfurtit 3.18 %. Ndërkohë, edhe treguesit e tre bursave më të mëdha amerikane ranë nga 0.79 në 1.2 për qind.

Për sa i përket çmimit ndërkombëtar të naftës, në Bursën e New Yorkut çmimi i naftës u ul nën 90 dollarë, duke arritur në 88.14 dollarë për fuçi ose 4.02 për qind më pak, ndërsa nafta Brent e Londrës u vlerësua me 103.26 dollarë për fuçi, me një rënie 3.34 për qind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)