Kredia për Greqinë rrit euron kundrejt dollarit
Athinë, 13 prill - Euro pësoi sot një rritje kundrejt dollarit, teksa kambistët përshëndetën njoftimin e dhënë dje nga eurozona për një plan mbështetës financiar për Greqinë në 30 miliardë euro.
Ndërkohë uro u shkëmbye me 1,3646 dollar nga 1,3497 dollarë.
Vendet e zonës euro vendosën dje në dispozicion të Greqisë një plan ndihme në formën e një kredie prej rreth 30 miliardë eurosh për të ndihmuar në kapërcimin e krizës së saj që ka dobësuar mbarë Evropën.
Mitul Kotecha, analist i këmbimeve valutore theksoi se \"Shuma dhe kushtet e kredisë për Greqinë do të ndihmojnë në sigurimin e tregjeve\'\'.