Krasniqi: Qeveria është e obliguar të respektojë mocionin
Prishtinë, 13 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se Kuvendi i Kosovës ende zyrtarisht nuk e ka marrë protokollin teknik të marëveshjes për Menxhimin e Integruar të Kufijve.
Pas takimit të Kyesisë së Kuvendit, Krasniqi theksoi se jozyrtarisht Kuvendi, ka pranuar vetëm konkuzionet, por jo edhe protokolln.
Marrëveshjet finale për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, ne si Kuvend i Kosovës, i kemi vetëm si konkluzione sepse Kuvendi nuk posedon protokollin teknik të këtyre marrëveshjeve, theksoi ai.
Gjithashtu, kryeparlamentari Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës është e obliguar të respektojë mocionin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për masat e reciprocitetit.
Krasniqi theksoi se Kushtetita e Kosovës është akti më i lartë ligjor dhe sipas saj të gjitha dokumentet e Kuvendit janë të obligueshme për Qeverinë.
Kryetari Krasniqi vlerësoi ligjin e miratuar për vlerat e luftës edhe pse ai nuk i plotëson të gjitha kriteret e individëve të caktuar.
Ndryshe, në senacën e 20 dhjetorit Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë buxhetin për vitin 2012.