10 Janar 2025

Kosovë - Luksemburg, misionet tregtare fokus i bashkëpunimit

Prishtinë, 28 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur Lartësinë e Tij Dukën e Lartë Henri të Luksemburgut si dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes, Etienne Schneider.

Gjatë takimit, Ministri Hoxhaj i ka njoftuar përfaqësuesit e lartë të Luksemburgut me zhvillimet dhe përparimin e arritur në Kosovë.

Në veçanti, Ministri Hoxhaj ka folur për të arriturat e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë, në përparimin në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe anëtarësimin në mekanizma dhe organizata ndërkombëtare.

Ministri Hoxhaj falënderoi Luksemburgun për përkrahjen e fuqishme të ofruar Kosovës gjatë procesit të shtetndërtimit dhe në përkrahjen e integrimit të Kosovës në BE.

Ministri Hoxhaj përmendi marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, fuqizimin e bashkëpunimit dhe nënshkrimin e dhjetëra marrëveshjeve bilaterale. Hoxhaj theksoi faktin se Luksemburgu ka përkrahur Kosovën gjatë gjashtë vjetëve të fundit me mbi 70 milionë euro asistencë për Kosovën.

Po ashtu është biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut.

Është biseduar gjithashtu për organizimin e një misioni tregtar të bizneseve të Luksemburgut, të interesuar për të investuar në Kosovë.

Ministri Enver Hoxhaj ka theksuar se zhvillimi ekonomik do të jetë prioriteti kryesor në vitet e ardhshme në Kosovë, pas konsolidimit të suksesshëm të shtetit të Kosovës viteve të fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)