06 Janar 2025

Kosovarët shpenzojnë 200 milionë euro në vit për shoping në Maqedoni

Shkup, 16 shkurt - Aleanca Kosovare e Bizneseve po vazhdon “Javët e Biznesit Kombëtar”, ku gjatë ditës ka vazhduar aktivitetet në Shkupë me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore.

“Potencialet ekonomike të të gjitha trevave shqiptare duhet  të promovohen e fuqizohen edhe më shumë dhe për këtë duhet bërë përpjekje nga të gjithë”, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve. 

AKB-ja dhe OEMVP-ja e të tjerët, po vazhdojnë të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për mbështetjen e prodhuesve vendës dhe bashkëpunimi i mirë duhet të rritet edhe më shumë, në mënyrë që prodhimet kombëtare të jenë të eskportuara gjithandej.

Kryetari i AKB-së, i informoi udhëheqësit e OEMVP-së e bizneset, lidhur me

lehtësirat që po realizojnë institucionet e Kosovës për investitorët e të cilat do të ndikojnë në nxitjen e thithjen e investimeve të reja.

Në Maqedoni, kosovarët gjatë një viti harxhojnë mbi 200 milionë euro, apo rreth 5

milionë euro për secilin javë, të cilët vijnë jo vetëm për shoping, por edhe për shërim, edukim e tjera.

“Kjo është një vlerë e mirë për shtetin e Maqedonisë, e cila nuk është e evidentuar në regjistrat zyrtare të shkëmbimeve tregtare. Këto mjete janë të mirëpritura për Maqedonin, por është për keqardhje për Kosovën që gjithë këto mjete harxhohen këtu në baza individuale“, tha Shahini.

Sipas tij edhe përkundër këtyre përfitimeve, shteti maqedonas, nuk ka bërë kurrfarë privilegje e lehtësira në kufijë, por edhe në Maqedoni për kosovarët.

Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, tha se duhet që të rritet bashkëpunimi ndërmjete dy shteteve dhe në aspektin e bashkëpunimit, zhvillimit e fuqimit ekonomik kombëtar po bëjmë përpjekje të mëdha edhe përkundër asaj se kushtet nuk janë mjaft të favorshme dhe institucionet duhet të bëjnë më shumë.  

“Ndërtimi i Autostradës Prishinë- Shkupë nga Kosova ka, vlerë dhe peshë shumë të madhe jo vetëm për lëvizjen e qytetarëve, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.”, tha Hoxha.

Kryetari i OEMVP-së, shprehu shqetësimin ndaj Qeverisë së Maqedonisë, që 13 kilometra rrugë nga SHkupi deri në kufijë nuk po i rregullon, duke kërkuar që edhe këtej kufirit të ndërtohet autostrada.   

Bashkëbisedusit kërkuan nga të dy shtetet që të thjeshtësojnë procedurat kufitare e doganore si për qytetarët ashtu edhe për mallrat e kapitalin, me qëllim të lëvizjes më të lirë e më të shpejt.

Po ashtu u kërkua që terminali në Jazhincë të funksionalizohet sa më shpejt dhe

njëkohësisht që Kosova të aplikoi në Asociacionin e Transportit të Lirë Ndërkombëtar  CMT.

Sipas tyre pos unifikimit, duhet të bëhet edhe integrimi i bizneseve në të gjitha viset shqiptare 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)