20 Prill 2025

Kosova vijon të importojë mallra nga Serbia

Prishtinë, 11 tetor - Serbia është vendi kryesor prej nga Kosova importoi më së shumti mallra në muajin gusht.

Kjo ndodh, ndërkohë që ka kaluar vetëm një vit kur Qeveria e Kosovës i kishte ndërprerë përkohësisht marrëdhëniet tregtare me këtë shtet.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përqindja më e madhe e importit për muajin gusht ishte nga Serbia.

Vlera e importeve nga ky shtet ishte 31 milionë e 462 mijë euro vetëm brenda një muaji.

Kurse në gushtin e vitit të kaluar nga Serbia ishin importuar vetëm 3 milionë e 808 mijë euro, apo 3.1 për qind e totalit të importeve, shkruan Koha Ditore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)