25 Dhjetor 2024

Kosova vend shumë i favorshëm për investime nga jashtë

Prishtinë, 7 dhjetor - Në konferencën me temën “Mundësitë e investimeve në Kosovë”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe UNDP-ja është vlerësuar se Kosova llogaritet si vend shumë i favorshëm për investime nga jashtë.

Por sipas pjesëmarrsve joshja e këtyre investimeve duhet të bëhet duke u krijuar mundësi të mira ligjore dhe administrative për bërie biznes në Kosovë, të cilat do ta zbustnin papunësisë, duke krijuar vende të reja të punës dhe mbi të gjitha, do të krijonin një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vend.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, me këtë rast tha se është e rëndësishme që të inkurajohen investitorët e huaj për të investuar në Kosovë, në mënyrë që të kemi një zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik në vend.

“Të jemi atraktiv dhe t’i inkurajojmë investitorët që të ndihmojnë në zhvillim ekonomik dhe ky zhvillim ekonomik të jetë parakusht i uljes së varfërisë, krijim të vendeve të reja të punës, përmirësim të pasqyres së investimeve të huaja direkte, dhe mbi të gjitha, të arrihen synimet e UNDP-së që i ka, që në vendet e Ballkanit të gjinden format si të zbutet varfëria, si të investohet me qëndrueshmëri dhe stabilitet ekonomik, që do të jetë parakusht i stabilitetit politik dhe i atij social”, ka thënë ai.

Gërxhaliu ka shtuar se tani e tutje aktivitete të tilla duhet të kemi në mënyrë përmanente në Kosovë, ku edhe faktori vendor të jetë i informuar për potencialet dhe mundësitë e investimeve në fusha të ndryshme.

“Institucionet qe i përfaqësojnë shtetet e ndryshme te jene te informuar dhe kjo forme e partneritetit te jete një mundësi qe vërtetë te promovohen vlerat e Kosovës, te promovohen mundësitë e investimeve dhe ajo çka është me interesante te formohet një qasje e re drejt një dialogimi qe do te jete pa protokoll dhe te kenë mundësi qe pyetjet e ndryshme te jene te adresuara drejt për drejt te akterët relevant qe e mundësojnë ose janë pjese e proceseve te investimeve”, tha kryetari Gërxhaliu.

Sipas panelistëve, një ndër sektorët që pritet të gjenerojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, është sektori privat në Kosovë, i cili llogartitet që ka afro 99 për qind të bizneseve që operojnë sot në Kosovë.

Këshilltar në Agjencionin për Promovimin e Investimeve në Kosovë, Serton Ajeti, ka theksuar se ministria prej nga vjen ai e ka prioritet këtë sektor, pasi që sipas tij, krijon zhvillim ekonomik në vend.

Qeveria e Kosovës e në veçanti Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sipas tij e sheh sektorin privat si kyç dhe shumë me rëndësi për zhvillimin ekonimik.

"Kjo është pjesë e vizionit dhe e prioriteteve të zhvillimit ekonomik që Qeveria e Kosovës e ka hartuar”, tha ai.

Ndërkaq, Valdet Osmani nga UNDP-ja thotë se për ta zbutur varfërinë duhet të ketë zhvillim ekonomik në vend, dhe sipas tij, kjo mund të arrihet edhe përmes investimeve të huaja në Kosovë.

UNDP sipas tij edhe në të ardhmen është që të bashkëpunojë me sektorin privat në mënyrë që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ku përmes investimeve mund të arrihet kjo.

“E kemi pare te arsyeshme qe sa me shpesh te takohemi dhe te bëjmë identifikimin e projekteve pasi qe siç dihet rreth 90% Kosova bene importe dhe kjo për ne shihet si një mundësi se ne Kosove ekziston tregu  dhe ekzistojnë te gjitha kushtet për te investuar. Është një klime shume e mire andaj edhe partneriteti siç kemi diskutuar edhe me shume  investitor te huaj është qe te ngritet kapaciteti i investitorëve lokal ne mënyrë qe ata t’ju ofrohen sa me shume investitorëve te huaj”, tha Osmani.

Ai theksoi se OEK-u si lidere e komunitetit të biznesit të ndihmoj sektorin privat ne ketë qasje dhe për ketë arsye UNDP përkrah të gjitha aktivitetet e kësaj natyre të cilat i ndërmerr OEK-u.

Në konferencë lidhur me projektet konkrete kanë folur edhe Serton Ajeti, nga IPAK –u, Liridon Mavriqi nga MZHE, Arlind Limani përfaqësues i AKP, Ilir Rama MF,Njësia për partneritetin publiko privat, Fatmir Selimi USAID, Bardh Shkreli STIIK dhe Nexhip Tursun  biznesmen nga Turqia partner i Ballkan Company LLC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)