Kosova treg interesant edhe për investitorët italian
Prishtinë, 18 janar - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, ka pritur një delgacion të bizneseve nga Italia të udhëhequr nga Evans Capuani, shef i grupit të investitorëve italian.
Në këtë takim u disukua rreth mundësisë së investimeve italiane në Kosovë dhe bashkëpunimit të bizneseve italiane me AKB-në dhe bizneset e Kosovës.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, njoftoi grupin e investitorëve nga Italia rreth mjedisit për bërie të biznesit në Kosovë, duke i ofruar bashkëpunim në të gjitha fushat në mënyrë që që investitorët italian të kenë më lehtë arritjen e qëllimeve të tyre.
Investitorët italian gjithnjë kanë qenë dhe janë të pranishëm në Kosovë. Shteti jonë ka politika shumë të favorshme për investime. Nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, ndër partnerët më të fuqishëm është Italia, me të cilin kemi edhe më shumë eksportë, tha Agim Shahini.
Kryetari i AKB-së, tregoi se tregu i Kosovës është liberal dhe nuk ka kufizime të prodhimeve. Kosova për bërje të biznesit ka shënuar përmirësime ku në raportin e Bankës Botërore, është renditur mbi 70 vende më lartë në krahasim me të kaluarën dhe situata po ndryshon për të mirë.
Po ashtu Shahini, i informoi investitorët nga Italia edhe për taksat dhe tatimet të cilat në vendin tonë janë të favorshme për investime dhe se Kosova ka shumë përparësi.
Investitorët e huaj duke përfshirë edhe italianët kanë autoritet të lartë jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga institucionet e Kosovës dhe nuk ka asnjë investitorë të huaj i cili është trajtuar keq në Kosovë, tha Agim Shahini.
Ai tregoi se ne vendin tonë ka mjaft invetsitorë italian dhe se gjatë këtij viti interesimi është rritur edhe më shumë, sepse Kosova ka popullatën më të re në rajon të aftë për punë dhe më e lira në rajon dhe AKB-ja gjitnjë do të jetë krah i invetsitorëve që duan të investojnë në Kosovë.
Nga ana tjetër Evans Capuani, udhëheqës i grupit të investitorëve nga Italia, tha se ka një kohë që shumë biznese serioze italiane kanë ardhur në Kosovë dhe kanë vizituar tërë territorin.
Këto biznese të fuqishme kanë vendosur të investojnë në Kosovë në fusha të ndryshme. Këtu gjatë vizitave që i kemi bërë gjithë vendit, mjedisi dhe njerëzit na kanë pëlqyer dhe kjo do të thotë se e njohim shumë mirë këtë vend dhe historinë e saj, tha biznesmeni Capuani.
Ai shtoi se ky vend do të ketë përspektiv, sepse pjesa më e madhe e popullatës janë e re dhe e gatshme për punë. Bizneset italiane kanë shumë kërkesa bashkëpunimi e invetsimi, por po bëjnë përzgjedhjen e duhur për të ecur përpara.
Do të sjellim investotorë të ndrysëm në Kosovë, sepse këtë na mundëson edhe distanca ajërore e udhëtimit që është e njëjtë sikur të shkohet në një pjesë të Italisë si në Kosovë. Do të sjellim ndërmarrje të cilat do të invetsojnë e hapin vende të reja pune dhe iniciativa të tilla investive ka mjaft në Itali, tha Evans Capuani.
Udhëheqësi i grupit të investitorëve nga Italia, shtoi se edhe përkundër krizës që ka kapluar jo vetëm Italinë, por gjithë rajonin dhe do të zgjas dhe kjo nuk do të pengoj shtrirjen e investimeve italiane në Kosovë.