Kosova treg i përshtatshëm për bizneset kroate e sllovene
Prishtinë, 14 maj - Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesve, Agim Shahini dhe disa biznese pritën një delegacion të bizneseve nga Kroacia dhe Sllovenia.
Investimet, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ekonomik, janë shumë të rëndësishëm për të dy shtetet si për bizneset e Kosovës ashtu dhe të Kroacisë, tha Agim Shahini.
Sipas tij bizneset sllovene dhe kroate, kanë shpreh interesimin që të vijnë në Kosovë për invetsime në sektorin e ndërtimtarisë si një fushë interesante për investime të huaja. Kjo e ka bërë që kompanitë si Trimo të vie në Kosovë për të hulumtuar tregun dhe bashkë investitorë dhe mundësi të reja për investime.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se Kosova do të përfitoj në këtë rast nga krizat e euro-zonës sepse Kosova është më e mbrojtur nga kjo krizë dhe në këtë formë do të jetë edhe një tregë ku do të aterojnë shumë kompani që nga vendet që janë prekur nga kriza dhe Kosova do të mirëpret duke iu ofruar alternativa të ndryshme.
Nga ana tjetër Tomsilav Mesariç, drejtor kompanisë ndërtimore globale, Timo Grup, tha se janë tejet të interesuar që të shohin për së afërmi mundësitë për investime në Kosovës, pasiqë Forumi i Parë Ekonomik Ndërkombëtarë në prill të këtij viti ku ishin të pranishëm shumë shtete dhe Kosova u prezntua si vend i mundësive të arta për investime dhe ky sllogan e ka bërë shumë interesante Kosovën në tërë tregun kroat dhe slloven.
Ne invetsimet tona do ti specifikojmë në punë konkrete në ndërtime të larta dhe në ndërtimin e rrugëve të vrazhda, tha Mesariç.
Ai tregoi se kompania Trimo Grup prodhon konstruksione të materialeve të ndryshme për objekte, të cilat plasohen në shumë vende të botës. Kjo kompani synon edhe tregun e Kosovës, përderisa interesimi i afaristëve kosovarë për të parë këto konstruksione ishte i madh. Kompania pati bërë prezantimin e kompanisë në mars të këtij viti në Kosovë, e cila mbushi 50 vjetorin e themelimit të saj.
Tomislav Mesariç, tha se Kosova mund të jetë një treg i mirë për produktet e kësaj kompanie.
Edhe Iliriana Shehu drejtoreshë e Odës Ekonomike të Kroacisë, tha se interesimi i kompanive kroate për të investuar në Kosovë është duke u shtuar në vazhdimësi. Kjo dëshmon se edhe Kosova po bëhet treg gjithnjë e më atraktiv, pasi ka filluar të bëjë edhe lehtësira për të bërë biznes në vend. Kompania në fjalë ka bërë shumë ndërtime në formë të para-fabrikateve në shumë vende të botës, duke filluar nga Dubai, Spanjë, Holandë, Slloveni, Turqi e shumë e shumë vende të tjera.
Mundësi të bashkëpunimit me kompanitë kroate e sllovene shprehën edhe Bejtush Zhugoli, nga kompania ndërtimore Pejton dhe Adem Berisha, nga ndërmarja për ndërtime dhe kontruksione Prishtina.