Kosova Tex eksporton xhinset e para Made in Kosova
Prishtinë, 27 janar Fabrika e xhinseve Kosova Tex ka filluar eksportin e parë të xhinseve Made in Kosova për në Gjermani.
Drejtuesit e saj në një konferencë për media të mbajtur të enjten kanë vlerësuar si tepër të rëndësishme këtë dhe për punëtorët të cilët punojnë në të.
Drejtori i përgjithshëm i Kosova Tex Nexhmedin Ejupi, ka pohuar se eksporti për në Gjermani kap shumën prej 230 mijë eurove.
Përveç eksportit për Gjermani jemi në negociata që produktet tona ti plasojmë edhe në Itali e SHBA, ka pohuar Ejupi.
Ai ka bërë të ditur se në fabrikë punojnë 300 punëtorë në pesë model të xhinseve të cilat prodhohen tash për tash vetëm për tregun jashtëm, me një çmimi koxha të lartë për xhepin e kosovarëve.
Ai ka premtuar se në një të ardhme jo të largët kjo fabrikë do të prodhoj edhe xhinsa për tregun vendor.
Të gjitha prodhimet e xhinsave që prodhohen në Kosovës, e kanë të shkruar Made in Kosova, që është nj parakusht i të gjitha shteteve që duhet të shkruajnë shtetit nga është malli i origjinës.