Kosova të ketë laborarorë për kontrollimin e cilësisë së produkteve
Prishtinë, 16 maj - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila, gjatë ditës u takua me përfaqësuesit e German International Cooperation-GIZ.
Çështjet e takimit u sollën rreth mundësive të bashkëpunimit mes dy institucioneve për përmirësimin e infrastrukturës në turizëm, zhvillim regjional, zhvillimin e sektorit privat, si dhe për funksionimin e labotratorëve për kontrollimin e cilësisë së produkteve.
Ministrja Kusari Lila, e vlerësoi vizitën e përfaqësuesve të GIZ, si dhe shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar bashkëpunim nga ana e institucionit që ajo përfaqëson. Madje znj.
Kusari Lila theksoi se është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë laborarorë për kontrollimin e cilësisë së produkteve dhe ato duhet të kontrollohen nga agjensione që administrohen nga sektori privat.
Drejtori i përgjithëshëm i promovimit të programit për ekonomi i GIZ Reinhard Trenkle, e quajti të domosdoshme rëndësinë e promovimit të mundësive që ofron Kosova si në aspektin e turizmit dhe atë të agrokulturës.
GIZ këshillon dhe mbështet Kosovën në arritjet e stabilitetit politik dhe demokracisë prej vitit 1999-të.