25 Dhjetor 2024

Kosova shtetet që më së shumti promovon stabilitet ekonomik

Shkup, 14 dhjetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Klubi Maqedono-Izraelit për herë të parë mbajtën Forumin Ndërkombëtar Biznisor në Shkup, ku ishin përfaqësues të autoriteteve më të larta shtetërore dhe biznesore nga Kosova, Maqedonia, Izraeli, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina.

Dejan Dejanov, kryetar i Klubit Maqedono-Izraelit, tha se forumi do të japë efekte pozitive për zhvillimin ekomonik dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të këtyre shteteve.

Vladimir Peshevski, zv kryeministër i Maqedonisë, tha se është i befasuar nga numri i madh i pjesëmarrësve që nuk e kishin priture.

Afaristët sipas tij do të shohin mundësi më të mira të bashkëëpunimit. Izraeli është një shtet nga i cili mund të mësohet e përfitohet shumë.

“Ka interes dhe shansë të zgjerohet biznesi dhe ka kompani që mund të gjejnë mundësi për sukses për zgjerim të prodhimtarisë”, tha zv.kryeministri.

Sipas tij ekzistojnë rreziqe për ata që rrezikojnë kur shihet se ka vështirësi dhe krizë edhe në BE.

Ai tregoi se ka shumë projekte që do të ndihmojnë që Maqedonia do të ballafaqohet me sukses me krizën dhe nuk dihet ado të hyhet në recesion apo jo.

Qëllimi kryesor i forumit, është të krijohet bashkëëpunimi i drejtpërdrejt, sepse këtu krijohen vlerat. David Cohan, ambasador i Izraelit në Maqedoni, Shqipëri e Bosnje, tha se kjo është njëra nga hapat e tyre më të mira.

Ai premtoi se do të vazhdojnë që të zgjerojnë ekonominë dhe raportet ekonomike me vendet pjesëmarrëse në forum e më gjerë.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, tha se qëllimi i forumit është që të ulen në një tavolinë pune biznesmen, politikanë dhe diplomatë nga pesë shtetet për shkëmbim informatash mbi potencialet që kanë, në mënyrë që të rriten shkëmbimet tregtare, të krijojmë ura të reja komunikimi dhe bashkëveprimi.

Kjo është e rëndësishme duke vënë re se krizat globale dhe ajo e eurozonës po i ofrohen Ballkanit Perëndimor.

“Të ndarë nuk kemi fuqi t`i përballojmë këto kriza të rënda, prandaj shpresojmë se nga ky forum do të dalin mundësi shumë të mira për të gjithë ne”, tha Shahini.

Sipas tij Kosova është një nga shtetet që më së shumti promovon stabilitet ekonomik dhe politik në rajon, ku të drejtat e njeriut, përcaktimet fetare, politike, etnike, minoritetet dhe gjinia femërore janë prioritet i respektimit të demokracisë institucional në të gjitha nivelet.

Në mitin e vendeve të pasura ka ekzistuar dhe ekziston legjenda e El Dorados, qytetit të ndërtuar dhe të veshur në çdo cep të tij me arë.

“Jam këtu për tju thënë se El Dorado është Kosova. E them këtë  jo, sepse kemi  aq shumë arë sa El Dorado. Por pasi Kosova është një mundësi e Artë për të investuar dhe për të rritur kapitalet dhe të ardhurat e çdo kompanie serioze që investon në Kosovë”, tha Agim Shahini.

Kreu i AKB-së  dha informacione se pse duhet të investojnë  të huajt në Kosovë.  Ai pasqyroi në emër të delegacionit të Kosovës arsyet për mundësitë e mëdha që ofron tregu për investime.

Kosova është shteti me popullësinë më të re në Evropë , që përveç moshës ka edhe avantazhin e përgatitjes profesionale dhe fuqi e lirë për tregun e punës.

Njëkohësisht rinia mund të punojë pa asnjë problem me kompanitë e huaja, kjo pasi janë njohës të një ose më shumë gjuhëve të huaja.

Kreu i AKB-së, tregoi se Kosova ofron atë që të gjithë biznesmenët e shohin parësore përfitimet dhe siguri për investimet, një siguri kjo e dyfishtë në Kosovë ndërkombëtare dhe vendëse.

Kosova ofron sisteme taksash tepër te ulëta ndër më të favorshmet në rajon. TVSH-ja, është vetëm 16 %, ndërsa për eksportet është 0 %.

Në Kosovë do të gjeni tatime mbi të ardhurat personale dhe në korporata në masën e vetëm 10%. 

“Ne jemi anëtarë të CEFTA me 22 milionë konsumator, anëtarë në BB-së, FMN-së dhe mekanizma tjerë ndërkombëtare, ku preferencat tregtare me BE-në dhe me SHBA-në janë edhe një faktor tjetër pozitiv për të gjithë investitorët e mundshëm”, tha Shahini.

Sipas tij në Kosovë do të keti mundësinë e shfrytëzimit të të gjitha llojeve të transportit. “Kemi një afërsi të shkurtër me portin e Durrësit, më pak se 200 km, porti i Shëngjinit i dhënë në shfrytëzim nga shteti Shqiptar, tash më siç quhet porti i Kosovës, e që ka me pak se 180km, gjithashtu është një mundësi e madhe për investitorët e huaj”, tha kreu i AKB-së.

Ai shtoi se në anën tjetër rruga e re e kombit, autostrada e ka shkurtuar kohën e mbërritjes në këtë port nga 12 orë  në 3 dhe e ka bërë më të lehtë qasjen pranë Adriatikut. 

Në forum u  tha se Kosova është në procesin e privatizimit.  Shteti ofron edhe mundësi të mëdha për investitorët me procesin e privatizimit e sidomos në fushat e energjetikës, minierave, postë telekomit dhe komunikacionit hekurudhor e atij rrugor, keni mundësi të shfrytëzoni ish-kompani të fuqishme dhe toka bujqësore.

Në fushën e energjetikës dhe minierave Kosova ka kapacitete të mëdha e të volitshme. Në miniera mjafton të veçoj faktin se vendi ka një nga rezervat më të mëdha të linjitit. Sipas parashikimeve të bëra nga studiues, me ritmin aktual të nxjerrjes së linjitit, vendi ka rezerva edhe për 650 vite të tjera. 

Kreu i Aleancës së Bizneseve, tregoi se pasuritë nëntokësore të Kosovës llogariten në vlera mjaft të mëdha, përveç linjitit, ka rezerva të mëdha të plumbit, zinkut, magnezitit, kromit, arit dhe kaliumit.  Shteti ynë, njihet gjithashtu në fushën e bujqësisë.

Më shumë se 50 % e territorit është tokë e punueshme. Kosova është e njohur në arenën ndërkombëtare edhe në fushën agrare me drithëra, pemë dhe perime e sidomos me vreshtat dhe prodhimin cilësor në sferën agrare. 

Pikërisht kjo lloj kulture është një mundësi e mirë për investim, pasi vihet re nevoja e një investimi serioz në aparatura dhe burime njerëzore. “Me një investim të mirë profitet tuaja do të ishin tepër te mëdha”, tha Agim Shahini.

Ai trgeoi se sektorët e shëndetësisë, arsimit, infrastrukturës dhe ndërtimtarisë janë sektorë që presin ende të zhvillohen e kjo mund të jetë mundësia më e mirë për investimet e huaja, për të ofruar shërbime cilësore në këto sektorë që kanë shumë nevojë për ndryshime e njëkohësisht ofrojnë përfitime te mëdha. 

Kosova ka shtatë banka vendëse dhe ndërkombëtare, ku përfitimet e tyre arrijnë në disa milionë euro në nivel vjetor.  Tregu, ka nevojë për shërbime të reja dhe për konkurencë më të ashpër, procedurat për hapjen e bankave të reja ne Kosovë janë më të lehtat në rajon. 

Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se një shembull i mirë është shifra e 110 mijë bizneseve aktualisht të regjistruara, që ofrojnë 110 mijë mundësi të reja për bashkëpunim dhe bashkë investim.

“Ne besojmë në sinqeritetin dhe interesimin e tuaj.  Oferta jonë besojmë se do t’ju shtyjë të mendoni mundësitë e shfrytëzimit të potencialit që Kosova ka për ju investiture të huaj”, tha kryetari Aleancës së Bizneseve.

Enver Ferizaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptarë, tha se ky është një forum shumë i rëndësishëm në këtë kohë kur kriza është shtrirë në tërë Evropën. Sipas tij Qeveria Shqiptare, ka bërë projekte për të invetuar. Politikat fiskale janë ndryshuar ku janë zvogëluar taksat.  Po ashtu fuqia punëtore është e re. Vendi ka mundësi të shumta për invetsime në të gjitha fushat.

Mejdi Zymberi, pronar nga kompania prodhuee, ndërtimore Mega nga Kossova e vlerësoi shumë të rëndësishëm forumin, i cili do të ndiihmoj në ngritjen e vlerave si në aspektin profeional prodhues dhe në atë të  menaxhimit të ndërmarrjeve në Kosovë. Bashkëpunimi me izraelin duhet të rritet, sepse ata kanë vlera të jashtëzakonshme sa i përket menaxhimit të ndërmarrjeve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)