26 Dhjetor 2024

Kosova shembull i bashkëpunimit mes sektorit publik e privat

Prishtinë, 1 qershor - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë  Mimoza Kusari Lila mori pjesë në Forumin "Lidershipi kundër Krizës dhe Partneriteti Publiko Privat për Zhvillim" që po mbahet në Selanik, i organizuar nga Këshilli i Biznesit për Evropën Juglindore.

Ajo në panelin me temën "Bashkëpunimi për tranzicion, investime dhe zhvillim: roli i komunitetit te biznesit" foli për politikat dhe praktikat e bashkëpunimit publiko-privat në Kosovë si dhe rolin e këtij bashkëpunimi për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

"Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të inkurajojë zhvillimin ekonomik të vendit të bazuar në investimet private vendore dhe të huaja duke siguruar një ambient të mirë investues. Dikasteri që unë drejtoj ka punuar me përkushtim për të eliminuar barrierat administrative në formë të licencave, lejeve dhe procedurave për të përmirësuar ambientin biznesor."

"Për më tepër Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin për Zhvillim Ekonomik që paraqet një forum të mirë për zhvillimin e dialogut publiko privat dhe për zhvillimin ekonomik të vendit" tha Kusari Lila.

Ajo gjithashtu u fokusua në rëndësinë e kapitalit njerëzor për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm " ndërmarrësia dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor janë baza e politikave për zhvillim të sektorit privat të shtyra nga Qeveria e Kosovës.

"Ne besojmë se rinia jonë është pasuria jonë më e madhe".

Paneli i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Evropian, OECD- së, Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (BERZH), Bankës së Detit të Zi për Zhvillim dhe Tregti dhe nga përfaqësues të kompanive të suksesshme siç është CISCO, shoqata të biznesit siç është Confindustria Balcani nga Italia, u moderua nga ish drejtuesi i Paktit të Stabilitetit, Dr. Erhard Busek.

Ky forum është organizuar për të shënuar 15 vjetorin e ekzistimit të Këshillit të Biznesit për Evropën Juglindore.

Ky Këshill është iniciuar nga bizneset dhe organizmat regjionale të EJL me qëllim të krijimit të një rrjeti ndërmjet bizneseve, organizatave dhe sektorit publik për të fuqizuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik rajonal dhe përfshinë në vete udhëheqës të kompanive që gjenden në Fortune 100 siç është Muhtar Kent, CEO i Coca Cola Company; Andreë Liveris CEO i Doë Chemicals dhe Temel Atay nga KOC Group.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)