10 Janar 2025

Kosova prezanton tregun e pronave në Kongresin FIG-ut

Kuala Lumpur, 19 qershor – Në ditën e tretë të Kongresit të XXV të FIG-ut i cili është duke u mbajtur në Kuala Lumpur të Malajzisë, udhëheqësi i delegacionit të Republikës së Kosovës i përbëre nga përfaqësues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), nga Komuna e Prishtinës, dhe nga përfaqësues të Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës, Prof. Dr Murat Meha  ka mbajtur edhe prezantimin e punimit profesional kushtuar ndikimit të projekteve të implementuara nga AKK-ja në zhvillimin ekonomik të Kosovës, me titull “Efekti i regjistrimit të ndërtesave dhe banesave në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

Pos Meha kontribut profesional në përgatitjen e punimit kanë dhënë edhe Udhëheqësi i Zyrës për Koordinimin e Projekteve pranë AKK-së Muzafer Çaka si dhe eksperti ndërkombëtar në fushën e të dhënave gjeohapësinore Joep Crompvoets.

Gjatë prezantimit është paraqitur gjendja në terren para krijimit të kadastrit të ndërtesave dhe pas tij, janë prezantuar edhe shifra konkrete që dëshmojnë për një zhvillim të hovshëm të tregut të pronave në Republikën e Kosovës si një element i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomive familjare të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Konkretisht është thënë se përmes krijimit të kadastrit të ndërtesave, pronarët kanë mundur që pronën e tyre, respektivisht banesën apo lokalin afarist, ta bëjnë objekt shitblerjesh, ta hipotekojnë në bankë me qëllim të ngritjes së kredisë bankare, ta trashëgojnë e ngjashëm, gjëra këto që më parë kishin qenë të pamundura për shkak të mungesës së garancisë ligjore.

Prezantimi është përcjellë nga një diskutim interaktiv përmes pyetjeve dhe përgjigjeve të shumta nga pjesëmarrës të ndryshëm, të cilët përvojën e Republikës së Kosovës në këtë fushë e kanë konsideruar si sfidë të cilën Republika e Kosovës e ka kaluar me sukses falë përkushtimit profesional të institucioneve që merren me administrimin e pronës, tokës dhe kadastrës.

Përndryshe, FIG është asociacioni më i madh i gjeodetëve në botë rreth të cilit grumbullohen 104 asociacione gjeodetësh nga 88 shtete të ndryshme të botës, ndërsa në vetë Kongresin e XXV pritet të marrin pjesë 2500-3000 delegatë.

Republika e Kosovës është anëtare e barabartë në këtë asociacion si dhe përmes prezantimeve profesionale është përfaqësuar në secilin kongres që nga vitit 2003. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)