25 Dhjetor 2024

Kosova përfaqësohet në Forumin Biznesor Gjermano-Aziatik

Prishtinë, 31 janar - Republika e Kosovës për herë të parë merr pjesë në hapjen Forumin Biznesor Gjermano-Aziatik, i cili u mbajt më 30 janar në Frankfurt.

Në forumin e përvitshëm, Agjencia për Promovimin e Investimeve, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë prezantoi potencialet që Kosova ofron në sferën e investimeve.

Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe përmes ndihmës së Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë u përfaqësuan në këtë forum me qëllim të promovimit të Kosovës si vend i përshtatshëm për investime.

Gjatë këtij forumi, shumë kompani të huaja gjermane dhe aziatike u interesuan për Kosovën, si në sferën politike, ashtu edhe në atë ekonomike.

Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë për herë të parë prezantoi edhe projektin e Brezovicës së re, ku investitorët që merren me patundshmëri u ftuan ta vizitojnë Kosovë që ta shikojnë këtë vend nga afër.

Po ashtu, gjatë këtij forumi, investitorët potencial u informuan rreth potencialit që ofron Kosova për nën-kontraktimin e punëve në sektorin e shërbimeve dhe procesin e bizneseve, për mundësitë e investimeve në agro-kulturë, për projektin e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, si dhe për potencialet në sektorin e energjisë.
 
Në Forumin biznesor Gjermano- Aziatik morën pjesë mbi 2000 biznese, diplomatë dhe politikanë nga shtete të ndryshme aziatike, shumë nga cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)