27 Dhjetor 2024

Kosova ofron mundësi të shumta për investitorët nga Italia

Prishtinë, 16 mars - Ministrja Hykmete Bajrami, priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Bajrami e informoi ambasadorin italian rreth rezultateve që ka shënuar Republika e Kosovës në reformat ekonomike dhe përmirësimin e mjedisit afarist.

Ajo tha se Kosova ofron mundësi të shumta për investitorët nga Italia dhe shprehu zotimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur kompanitë italiane të interesuara për të sjellur kapitalin e tyre në Kosovë.

Më tej, znj. Bajrami shtoi se pas organizimit të suksesshëm të Forumit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, mbajtur në Romë në janar të këtij viti, tani jemi gati t’i presim kompanitë italiane në Kosovë dhe t’i njoftojmë për së afërmi me potencialet dhe me procedurat ligjore dhe administrative në mënyrë që ta kenë më të lehtë fillimin e nisjes së punës në Kosovë.

Ambasadori Sardi tha se Ambasada e Italisë dhe Qeveria italiane janë të gatshëm dhe të përkushtuar që të punojnë ngushtë me institucionet e Kosovës në mënyrë që të nxisin më tej rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)