28 Dhjetor 2024

Kosova ofron mundësi të mira për investime

Prishtinë, 12 dhjetor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim afaristin nga Jordania, Abed Al-Rahim Boucai, udhëheqës i kompanisë Al-Boucai Group.

Boucai shoqërohej nga Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri.

Ministrja Bajrami e njoftoi, Boucai lidhur me mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj. Ajo e informoi mysafirin jordanez lidhur me përmirësimet e shumta ekonomike që janë arritur nga Republika e Kosovës në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm afarist.

Nga ana tjetër, Boucai falënderoi ministren Bajrami për pritjen dhe tha se është i inkurajuar me zhvillimet pozitive ekonomike që po ndodhin në Kosovë.

Ai u shpreh optimist se Kosova ofron mundësi të mira për investime dhe se po e konsideron seriozisht angazhimin e tij afarist në Republikën e Kosovës.     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)