Kosova në Sesionin e 106-të të ILO-s në Gjenevë
Gjenevë, 10 qershor- Agm Shahini, kryetar i AKB-së dhe Anëtarë i Këshillit Ekonomiko Social po merr pjesë në kuadër të konferencës vjetore ndërkombëtare të ILO-së në Gjenevë. Në këtë konferencë ndërkombëtare Shahini po takohet me përfaqësues të punëdhënësve dhe punëmarrësve nga shumë vende të botës, ku po prezantohet vendi ynë si e vetmja mudësi më e mirë për investime në Ballkanin Perendimor.
\"Diplomacia Ekonomike është art në vete për të hap dyert edhe atje ku Kosova është penguar, pasi që nuk është anëtare në disa mekanizma ndërkombëtar, prandaj Qeveria e Kosovës në të ardhmen duhet që të bëj më shumë në këtë drejtim sepse Kosova është e gjithë qytetarëve të saj\", ka thënë Shahini.