21 Dhjetor 2024

Kosova në korrik importoi 502 milionë euro, eksportoi vetëm 72 milionë euro

Prishtinë, 23 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin korrik 2022.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 15.8% në muajin korrik 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 426.1 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 367.8 milion Euro në vitin 2021. Eksporti mbulon importin me 15.2%.

Eksporti i mallrave në muajin korrik 2022 kishte vlerën 76.2 milion Euro, ndërsa importi 502.4 milion Euro, që është një rritje prej 22.5% për eksport dhe 16.8% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 26.1% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 16.2%) e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 13.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.6% e përbëjnë produktet minerale; 6.1% e përbëjnë produktet bimore, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.5% e përbëjnë produktet minerale; 13.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.5% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 7.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.6% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.2% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 26.4 milion Euro, ose rreth 34.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (10.3%), Italia (4.7%), Danimarka (4.7%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 210.9 milion Euro, ose 42.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 8.6%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (10.6%), Greqia (8.4%), Italia (4.9%), etj.

Në muajin korrik 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 25.8 milion Euro, ose 33.9% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-4.2%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut (10.7%), Shqipëria (10.4%), Serbia (6.6), dhe Mali i Zi (4.7%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin korrik 2022, arritën në 88.4 milion Euro, ose 17.6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 5.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.4%), Maqedonia e Veriut (4.5%), dhe Shqipëria (3.8%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 24.0 milion Euro, ose 31.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport, vlen të përmenden: SHBA (12.2%), dhe Zvicra (6.9%).

Ndërsa, importet e Kosovës  me vendet e tjera të botës arritën në 202.9 milion Euro, ose 40.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.0%) dhe Kina (10.7%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)