06 Janar 2025

Kosova me një deficit tregtar prej 194.5 milionë euro

Prishtinë, 30 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2015.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin nëntor 2015 prej 194.5 milionë Eurosh, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014, ku deficiti ishte 180.4 milionë Euro. Eksporti mbulon importin  10.9%.

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2015 kishte vlerën 23.7 milionë Euro, që është një rënie prej (-23.0%), ndërsa importi kishte vlerën 218.2 milionë Euro, që është një rritje prej (3.3%), duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 37.0% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19.6% produktet minerale; 9.5% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.7% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.4% produktet bimore; 5.4% tekstili dhe artikujt prej tij, etj.    

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.2% të importit e përbëjnë produktet minerale; 13.7% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.3% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.0% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.7% produktet e industrisë kimike; 6.2% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.8% mjetet e transportit etj.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e CEFTA-s, të cilat marrin pjesë me 41.4% për eksport dhe 28.9% për import; ndërsa, vendet e BE-së marrin pjesë me 27.1% për eksport dhe 42.3% për import. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Indi (17.1%), Serbi (14.2%), Shqipëri (11.0%), Maqedoni (10.0%), Bullgari (5.5%), Zvicër (5.0%), etj.

Ndërsa  sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (14.0%),

Gjermania (11.1%), Turqia (10.4), Italia (9.7%), Kina (8.9%), Maqedonia (6.5%) etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)